Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, edhe këtë vit për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës. Ideja e Karvanit, siç paralajmërohet është të vizitohen kompanitë anëtare dhe kompanitë potenciale për anëtarësim. “Qëllimi i aktivitetit është që të jemi sa më afër bizneseve për të parë problemet që hasin gjatë veprimtarisë së tyre si dhe prezantimin i raportit vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar të vitit 2017, shërbimet të cilat OEMVP i ofron, prezantimin e projekteve të reja ku Oda është e kyçur që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës ekonomike në vend për bizneset si dhe projektet të cilat janë realizuar deri më tani”, citohet në njoftimin e OEMVP-së.