Oda e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë sot shëno 72 vjet si shërbim i pavarur publik, duke i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në nivelin e standardeve evropiane dhe botërore. “Jam i kënaqur që Avokatura e Maqedonisë në mënyrë permanente e ndërmerr vendin e saj në sistem duke i mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Kjo relativisht me sukses realizohet edhe në rrethana të tilla të vështira me të cilat ballafaqohemi dhe me mohimin e rolit të avokatit”, deklaroi kryetari i OVRM Nikolla Dodevski në shënimin e Ditëve të Avokaturës së Maqedonisë.
Ai theksoi se në të ardhmen do të punohet në përmirësimin e legjislacionit ligjor me çka siç shtoi, do të ndihmohet në realizimin e mbrojtjes më efikase të qytetarëve dhe do të përmirësohet mirëkuptimi i rolit të avokatëve. Fjalime përshëndetëse para të pranishmëve do të kenë nënkryetari i Këshillit të Odës së Avokatëve dhe Shoqatat Juridike të Evropës Ranko Pelicariq, kryetari i Gjykatës Supreme të RM-së Jovo Vangellovski, kryetari i Shoqatës së Gjykatësve Xhemali Saiti, drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik “Pavel Shatev” Aneta Arnaudovska dhe kryetarja e Shoqatës së Prokurorëve Publik të RM-së Spasenka Andonova. Në suaza të Ditëve të Avokaturës së Maqedonisë, OARM do të ta mbajë Takimin e 62-të vjetore në të cilën do të shqyrtohen aktivitete e deritanishme të Odës.