Rikthimi në kafaz i Ronda Rousey, 13 muaj pas humbjes së parë, ka zgjatur vetrëm 48 sekonda, pasi ikona e arteve marciale mikse është mundur nga kampionia në fuqi Amanda Nunes, në duelin e vlefshëm për UFC-207, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Rousey për asnjë moment nuk ishte në gjendje të rivalizojë ndaj “luaneshës” Nunes, që me grushtet e para e hodhi “KO” amerikanen. Rousey tregoi se nuk ishte më në formën e dikurshme, nuk ishte në gjendje të mbrohej nga sulmet e shpeshta të brazilianes, që e meritoi fitoren dhe mbretërimin në UFC për vitin 2016. Për Rousey kjo është humbja e dytë radhazi, ndërsa Nunes mbron titullin fituar në korrik.
Gjyqtari e ndali duelin me Rousey që ishte ende në kombë, por pasi ishte bombarduar disa herë nga Nunes. Ikona amerikane e UFC-së protestoi për këtë ndalesë nga ana e gjyqtarit, ndërkohë që u largua nga kafazi e shoqëruar nga nëna e saj. “Harrojeni Ronda, unë jam triumfuesja, kampionia e botës”, tha Nunes që festonte titullin. “E dija që do ta munbja Rousey. Jam më e mira në planet”, tha më tej Nunes, ndërsa Ronda Rousey kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm. Megjithatë, ajo doli nga kjo sfidë me një shumë prej 2,5 milionë dollarësh në xhep.