Hulumtimet e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe organizatave joqeveritare tregojnë se më shumë se 140 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë humbur familjet për shkak të luftërave ose fatkeqësive natyrore dhe se këto fëmijë vazhdojnë jetën e tyre si jetimë, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas hulumtimeve, për shkak të luftërave dhe konflikteve që vazhdojnë në shumë vende apo shkaqeve të tjerë si thatësira, sëmundjet epidemike dhe mungesa e ushqimeve çdo ditë mbesin jetimë afërsisht 10 mijë fëmijë, shifër kjo e cila tregon se për çdo vit mbeten afërsisht 3.5 milionë fëmijë jetimë. Numri i fëmijëve pa nënë dhe baba në vendet si Afganistan, Irak dhe Siri ku përjetohen luftërat që shkaktojnë humbjen e jetëve të miliona personave tërheq vëmendjen se është më i lartë në krahasim me vendet e tjera. Parashikohet se afërsisht 2 milionë fëmijë në Afganistan, 5 milionë në Irak dhe afërsisht 1 milion në Siri kanë mbetur jetimë duke humbur të dy prindërit ose njërin prej tyre. Në raportet e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksohet se çdo ditë humbin jetën afërsisht 16 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeçare. Ndërsa sipas statistikave të publikuara nga UNICEF bëhet e ditur se në vitin 2015 kanë humbur jetën 5.9 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeç për shkaqe si lufta, sëmundjet, apo mungesa e ilaçeve dhe ushqimeve.
I PAPËRCAKTUAR FATI I FËMIJËVE TË HUMBUR
Në vitet e fundit është bërë një burim shqetësimi statusi i familjeve dhe të disa fëmijëve që shkojnë në vendet evropiane duke u larguar nga konfliktet dhe luftërat, sidomos nga vendet afrikane, apo Iraku dhe Siria. Sipas kërkimeve të kryera nga agjencia policore e BE-së, EUROPOL, theksohet se 27 për qind e 1 milion refugjatëve të mbërritur në Evropë në vitin 2015 e përbëjnë fëmijët. Gjithashtu theksohet se janë deklaruar të humbur mbi 10 mijë fëmijë të cilët janë jetimë ose që kanë ardhur në Evropë të pa shoqëruar nga familja e tyre. Ndërsa thuhet se nuk ka asnjë informacion në lidhje me situatën dhe vendndodhjen e fëmijëve të moshave që variojnë nga 13 deri në 16-vjeç. Parashikohet se afërisht një numër pre 5.000 e këtyre fëmijëve kanë humbur pasi kanë hyrë në territorin e Italisë dhe mbi 3.500 në territorin e Gjermanisë. Sipas të dhënave të zyrës së statistikave të BE-së (EUROSTAT) njoftohet se që nga vitin 2008 e deri tani numri i fëmijëve të ardhur në Evropë si jetimë ose pa kujdestar ligjor është rreth 198.000. Në përgjithësi ku shumica e këtyre fëmijëve të cilët janë rreth moshës 14 deri në 17- vjeç theksohet se vijnë nga vendet ku përjetohen luftëra dhe konflikte si Afganistani, Somalia, Eritrea, Siria dhe Iraku.
TURQIA KUJDESET PËR JETIMËT
Për shkak të luftës së brendshme në Siri e cila pranohet si kriza më e madhe njerëzore e përjetuar që pas Luftës së Dytë Botërore, afërsisht 9 milionë e 200 mijë fëmijë nën moshën 18-vjeçare kanë nevojë për ndihma. Për 82.000 fëmijë sirianë që jetojnë në qendrat e strehimit në Turqi ofrohen shërbime arsimore nga Kryesia e Menaxhimit të Situatave Emergjente dhe të Fatkeqësive (AFAD). Me mbështetjen e Ministrisë turke të Arsimit është siguruar që 510.000 fëmijë të merren nga rrugët dhe të vazhdojnë arsimin nga arsimi parashkollor deri në gjimnaz. Ndërsa 245.000 prej tyre vazhdojnë arsimin në qendrat e përkohshme arsimore, dhe 183 mijë në shkollat shtetërore. Turqia me ndihmat që kanë tejkaluar 25 miliardë dollarë të kryera nga institucionet publike, institucionet e shoqërisë civile dhe nga qytetarët për civilët sirianë, si një vend që ka strehuar e vetme më shumë se gjysmën e refugjatëve në botë është shpallur nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët si “vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në botë” dhe nga UNICEF-i si “vendi që ka strehuar më shumë fëmijë në botë”.