Cristiano Ronaldo nuk është aspak i shqetësuar për skandalin “Football Leaks” ku figuron edhe emri i tij për shmangie të taksave. Portugezi mendohet se ka fshehur rreth 150 milionë Euro për t’i shpëtuar sistemit të taksimit por ai shprehet për mediat iberike se kjo çështje nuk e frikëson. Në intervistën dhënë për televizionin portugez RTP, Ronaldo u përgjigj me qetësi: “Ju mendoni se unë jam i shqetësuar? Nuk është e vërtetë, nuk kam frikë”. Sipas dkumentave të publikuar ditët e fundit, fituesi i Topit të Artë akuzohet se i ka fshehur të ardhurat në Ishujt e Virgjër, një parajsë fiskale në Karaibe. Bëhet fjalë për të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit që arrijnë vlerën e 150 milionë Eurove. Aktualisht, lojtari është nën hetim nga ana e Thesarit të Shtetit për fshehjen e të ardhurave gjatë viteve 2011-2013. Në dokumentat e publikuara të Premten figurojnë edhe emra të tjerë si Radamel Falcao e Jose Mourinho, që të tre të përfaqësuar nga agjenti më i njohur i botës së futbollit, Jorge Mendez.