Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka zbuluar misterin që fshihej pas festimeve në sfidat e fundit ku ka shënuar. “Kuptimi i “dybalamask” është shumë i thjeshtë. Eshtë maska e një gladiatori. Kur luftojmë në fushë, ndonjëherë duhet të mbajmë një maskë luftëtarësh, për të qenë më të fortë, pa humbur buzëqeshjen dhe mirësjelljen”, ka thënë argjentinasi. Ndryshe, ai është pranë rinovimit me Juventusin, pavarësisht ofertave të shumta.