Norvegjia i dhuron çdo vit Britanisë një pemë gjigande për t’i uruar Krishtlindjet, dhe këtë e bën duke filluar që nga viti 1947. Kjo nisi si shenjë falënderimi për mbështetjen që Britania i kishte ofruar Norvegjisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe ky ritual përsëritet edhe sot e kësaj dite. Pema e quajtur “Mbretëresha e Pyllit”, zgjidhet me kujdes shumë vite para se të dorëzohet, zakonisht zgjidhet 50-60 vjeçare dhe rreth 20 metra e gjatë. Pema vendoset të enjten e parë të dhjetorit në sheshin Trafalgar dhe hiqet natën e 12 të Krishtlindjeve. Në fund dërgohet për t’u ricikluar në kompanitë e riciklimit.
Norvegjia i dhuron Britanisë çdo fundvit një pemë Krishtlindjesh, arsyeja do ju habisë!
Leave a comment