Këshilli drejtues i NLB Bankës lidhur me vjedhjen sot informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta dhe se i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta të saja.
“Në pajtim me informacionet, të cilat u përhapën në opinion për hetimin për incidentin e krijuar në NLB Banka SHA Shkup, ajo që është më e rëndësishme është t’ju informoj dhe t’ju bind se të gjithë klientët dhe kolegët tanë të punësuar në bankën tonë janë të sigurt. Të gjitha mjetet e klientëve tanë janë absolutisht të sigurta dhe klientët nuk duhet të brengosen aspak. Banka i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta”, deklaroi Antonio Argir, kryetar i Këshillit drejtues të NLB Banka SHA Shkup. Nga Banka informojnë se bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe shpresojnë për rezultat të shpejtë dhe pozitiv të hetimit.
“Për të mos e penguar zhvillimin e hetimit, në këtë moment nuk mund të komentojmë më për ngjarjet deri në fund të së njëjtit, megjithatë të gjitha informacionet e mëtejme duhet të vijnë prej organeve kompetente hetimore”, thotë Argir në deklaratën e tij me shkrim. Ngajrja, sipas Argir, nuk ka ndikim në punën vijuese të përditshme të bankës.