Operatori kombëtar i telekomunikacionit Telecom Namibia, ka bllokuar përkohësisht thirrjet telefonike me 17 shtete ndër to edhe Shqipërinë, çka do të thotë se tashmë nga Nambia nuk mund të kryhet asnjë telefonatë drejt këtyre destinacioneve. Shkak është bërë rritja e papritur e mashtrimit PABX nëpërmjet hakimeve. Mashtrimi PABX që njihet ndryshe edhe si “Phreaking” është metoda kur hakera nga shtete të huaja përdorin sistemin PABX të kompanisë për të kryer thirrje telefonike të gjata. Deri në muajin shkurt, dëmi i shkaktuar kompanive nga ky aktivitet është 6 milionë dollarë nambian.