Një tetëvjeçari 198 cm i gjatë, mendohet të jetë më i gjati në botë për moshën e tij dhe dëshiron që t’i bëjë krenarë prindërit, duke u zgjatur akoma më shumë. Karan Singh, lindi 6 kg e 60.96 cm, duke arritur një rekord botëror. I riu gjigant, nga Meerut i Indisë, vjen po nga një familje me përmasa të mëdha, mamaja e Karan është e gjatë 218 cm. Numri i tij i këmbës është 45. I ati i Karan tregon për “The Mirror”, se djali ndjek një dietë speciale, merr vitaminat çdo ditë dhe bën një jetë të shëndetshme, por fakt mbetet se në familjen e tij ka hormone të tepërta të rritjes. “Karanin e çojmë rregullisht dhe te një endokrinolog. Deri tani testet nuk kanë treguar asnjë problem dhe çdo gjë është normale. Ai ka një qëndrueshmëri të mirë dhe nuk ka probleme të brendshme”, thotë babai i Karan. Por problemi mëi madh i Karan janë të gjejë rroba dhe këpucë që t’i bëjnë, sepse qëkur ishte tre vjeç vishte rrobat e një dhjetëvjeçari. Por atij i pëlqen që është kaq i gjatë. Karan pasi mbaron detyrat shkon të luajë basketboll me të ëmën. Dëshira e tij është që t’ia kalojë asaj dhe t’i bëjë krenarë prindërit. Karan ka marrë pjesë dy herë në Guinnes, një herë si i porsalinduri më i madh dhe herë tjetër si djali më i gjatë për moshën e tij. Tani familja dëshiron ta shohë përsëri në Guinnes kur të rritet.
Njihuni me fëmijën më të gjatë në botë, 198 cm (FOTO)
Leave a comment