Pavarësisht mëngjeseve, drekave, darkave dhe ndonjë vakti të vogël, përgjithësisht koha gjatë të cilës njeriu angazhohet për të përtypur ushqimin është vetëm një fraksion i vogël gjatë ditës. Ndryshe është situata për shimpanzetë, primatët përgjithësisht më afër nesh, njerëzve, të cilët kalojnë gati gjysmën e ditës duke e mbllaçitur ushqimin dhe kjo do të thotë një impenjim më të madh muskulor. Por kur të ngrënit u bë më e lehtë për njeriun? Sipas studiueseve Katherine Zinkclose dhe Daniel Lieberman, biologë në universitetin Harvard (Massachusetts, USA), gjithçka ndodhi mes 3 deri në 2 milionë vite më parë, kur njerëzit e parë Homo erectus nisën që të përdornin edhe mishin si ushqim të tyre, dhe e prisnin atë me vegla guri në feta apo rripa të hollë. E kjo bëri që paraardhësit tanë të kalonin më pak kohë për të mbllaçitur mishin, duke kursyer kohën dhe energjinë.
Mish në feta dhe perime të shtypura
Një nga enigmat e evolucionit njerëzor, ende në pritje të një përgjigjeje të sigurt, ka të bëjë me dhëmbët tanë që duke nisur nga Homo erectus e në vazhdim u zvogëluan, ashtu si fytyra, si edhe shumë organe të brendshme. E megjithatë, pavarësisht transformimit, paraardhësit tanë arritën që të përfitonin më shumë energji nga ushqimi, e kjo solli përmirësimin e funksionimit të trurit. “Ajo që ne vumë në dukje në punën tonë, është se si njeriu arriti që të zvogëlonte sforcon e nevojshme sa i përket përtypjes, e cila progresivisht u bë gjithnjë e më shumë efikase”, shpjegoi Katherine Zinkclose, drejtuese e studimit. Kërkimi tregoi se kur Homo erectus futi në dietën e tij ditore rreth 33% mish e gjithashtu perime të shtypura dhe të copëtuara, energjia që kërkohej për të mbllaçitur ushqimin u ul me 22%. “Këto procese që e bënë ushqimin më të tretshëm, në fund sollën në uljen e përmasave të dhëmbëve, nofullave dhe muskujve të fytyrës”, vazhdoi studiuesja.
Kafshatë e vogël, inteligjencë e madhe
Për të vënë në provë hipotezën, kërkuesit i dhanë për t’u ushqyer mish të papjekur një grupi vullnetarësh të pajisur me mjete të veçanta në nofulla, për të matur forcën e aplikuar gjatë përtypjes. Për më tepër që gjatë testit, testuesve iu kërkua që ta nxirrnin ushqimin gjatë intervaleve kohore, për të matur efektin e mbllaçitjes. “Kavieve njerëzore” u shërbyen mish dhie dhe perime, mes të cilave karota dhe patate të ëmbla, të gjitha këto të gjalla. Për kuriozët, që duan të dinë se si është të kesh në gojë mish dhie të gjallë, imagjinoni sikur mbllaçitni gomë. Për ta ndarë në kafshata të vogla dhe për ta gëlltitur atë, duhet që të impenjoheni goxha, e për shumë kohë. Por mjafton që ju ta prisni dhe ta shtypni, e gjithçka bëhet disi më e lehtë. E falë këtij zbulimi, paraardhësit tanë nisën të kishin më shumë kohë në dispozicion dhe duke vëzhguar përreth shfaqën interesa të tjera. Më kohën, linjat e tij u bënë më fine dhe truri më i madh.