Dubai, 5 qershor – Një nga tre kryerësit e sulmit në Londër ka pasur letërnjoftim irlandez, njoftoi Radio televizioni irlandez. Sipas kësaj medie, policia britanike e ka gjetur letërnjoftimin tek njëri nga sulmuesit pasi që janë vrarë. Policia irlandeze thekson se ai ka jetuar në Dublin një kohë të gjatë. Supozohet se personi ka qenë me origjinë marokene dhe i martuar me një grua nga Skocia. Televizioni njoftoi se ai nuk ka pasur dosje politike.