Ne lindim vetëm me dy frika: frika e të rënit nga lartësitë dhe frika nga zhurmat e mëdha. Frikat tjera janë të mësuara. Merimangat, gjarpërinjtë, errësira – këto quhen frika natyrale, të zhvilluara prej një moshe të re dhe të ndikuara nga ambienti dhe kultura, shkruan CNN. Edhe pse frika në vetvete është e mësuar, njerëzit janë të predispozuar të frikësohen nga gjëra të tilla si merimangat dhe gjarpërinjtë për shkak të evolucionit, transmeton lajmi.net. Më vonë, frikat zhvillohen për shkak të asociimit: një fëmijë nuk e di se skeleti është i frikshëm por e mëson frikën pasi prindërit flasin gjithë kohës se sa të frikshme janë dekorimet me skelet.