Pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta në dy prej gjithsej 11 aksidenteve rrugore të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material.
Dje nga ana e policisë rrugore, janë sanksionuar dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentshofer, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 12 shoferë nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit.
Janë sanksionuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë dritës së kuqe të semaforit për këmbësorë. Janë kapur 45 automjete të parkuar në mënyrë të parregullt. Me automjetin special “kaçubet” janë larguar 33 automjete.