Një person është lënduar rëndë, pesë më lehtë dhe në pesë aksidente është shkaktuar dëm material në gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Nga ana e policisë së trafikut janë dhënë 25 urdhërpagesa kundërvajtëse dhe 57 urdhërpagesa të detyrueshme për kundërvajtje të kryera në sferën e komunikacionit. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 64 automjete.