Shkup, 30 maj – Seanca e dytë e Parlamentit të ri nisi në gjuhën shqipe nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferit. Kryeparlamentari Xhaferi e arsyetoi këtë duke thënë se kur do të vijë në rend dite ligji për gjuhët, ai tha se seancën do të udhëheqë në gjuhën maqedonase, shkruan gazeta KOHA. Ndaj Xhaferit menjëherë reaguan deputetët e VMRO-së. I pari që foli ishte Antonio Milloshovki, i cili Xhaferit iu drejtuat me “i nderuar deputet”, duke shtuar se nuk e njeh si kryetarë të Parlamentit. Milloshovski më pas udhëheqjen e seancës në gjuhën shqipe nga kryetari Talat Xhaferi e quajti të jashtëligjshme. “Në fillim ju njoftoj se ju filluat ta shkelni Rregulloren dhe ligjin për gjuhën, sepse në nenin 2 thuhet se nëse gjuha e cila përdoret nga më pak se 20% e qytetarëve, atëherë ajo nuk… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)