Sot në mëngjes është ndjerë tërmet në qytetin e Prilepit. Qytetarët dridhjen e kanë ndjerë në ora 7.40 të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për tërmet në kufi mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ende nuk ka informata për fuqinë e tërmetit. Dje tërmeti nga Shqipëria me fuqi prej 5.2 shkallë është ndjerë edhe në Maqedoni. Qytetarët në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë kanë ndjerë dridhjet nga tërmeti i djeshëm.