Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump mund të mbajë profil të ulët në politikë, por ajo tashmë pritet të nderohet me një statujë. Ish-modelja e lindur në Slloveni, u bë subjekt i disa zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë. Pasi u kritikua për mbajtjen e një fjalimi të ngjashëm me atë të Michelle Obamas në Konventën Kombëtare, një fabrikë serbo-boshnjake e këpucëve i dërgoi asaj një palë këpucë për “ta ngushëlluar”. Marinko Umicevic, drejtori teknik në fabrikën e këpucëve Bema në qytetin e Banja Lukës tani po planifikon të nderojë ish-modelen edhe me një statujë. Ai dëshiron që një statujë e përmasave të ngjashme me Melania Trump të vendoset jashtë fabrikës së tij. Sipas Sarajeva Time, statuja do të punohet nga skulptori Stevo Selak, i cili ka letër ka skalitur disa versione për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe atë rus, Vladimir Putin. Statuja e Melania Trump do të ketë të veshur një palë këpucë dhe në dorë do të mbajë një kuletë, me firmën e fabrikës Bema. Drejtori i fabrikës, shpreson që kjo statujë do të shtyjë Zonjën e Parë të SHBA-ve të vizitojë Bosnjën.