Pa furnizim me ujë nesër nga ora 8 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Orce Nikollov”, “Gjorgji Pulevski” dhe “Ruzveltova”. Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerja është për shkak të kryerjes së lidhjes së furnizimit me ujë në rrugën “Ruzveltova” me rrugën “Titogradska”. Banorët do të jenë pa ujë deri në kryerjen e punëve.