Shkup, 24 janar – Një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Albert Staniq”, “Vojdan Çernodrinski” dhe “Rifat Burxheviq” në Komunën e Çairit nesër prej orës 14:30 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energji elektrike. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e rrymës është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni.