Një 26-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Ohër. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti me pasoja fatale ndodhi sot në mëngjes në orën 6 në rrugën “Pitu Guli”. Aksidenti ndodhi si pasojë se viktima për arsye të panjohura humbi kontrollin ndaj automjetit të markës “Ford” që e ka drejtuar dhe është përplasur me një dru afër rrugës. Nga goditja e fortë ai mori lëndime të lënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Rrethanat për të cilën ndodhi aksidenti do t’i tregojë ekspertiza teknike e policisë.