Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh. Naumi i Ohrit” në Shkup dje rreth orës 21:30 është sjellë D.S (37) nga Shkupi i cili nga ana e një autori të panjohur është goditur me një send të mprehtë para shtëpisë së tij në rrugën “9 Maji”, informon MPB.
Nga ana e mjekut është konstatuar lëndim i rëndë trupor – plagë në pjesën e anës së majtë të shpinës dhe është goditur në pjesën e mushkërive ku është mbajtur për trajtim të mëtejme. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.