Google ka prezantuar projektin e saj më të ri dhe më fantastik që ka të bëjë me një makinë fluturuese. Përfaqësuesi i Google, Larry Page ka prezantuar këtë makinë fluturuese që quhet “Kitty Haëk Flyer”. Ky mjet fluturues mund të mbajë një person dhe mund të ngrihet deri në 5 metra lartësi. Tashme “Kitty Hawk Flyer” është miratuar dhe certifikuar nga Administrata e Aviacionit dhe nuk ka nevojë për një leje piloti për ta drejtuar atë. Ky mjet fluturues mund të dalë në shitje në fund të këtij viti për vlerën e 2000 dollarëve.