Një grup myslimanësh, kishin vendosur që këtë vit të shpërndajnë dhuratat e Krishtlindjeve në mesin e disa njerëzve të pastrehë në Manchester. Mohammed së bashku me shokët e tij, përgatitën qindra dhurata për këta persona në nevojë. Të japësh “zukatin” në islam është një prej shtyllave kryesore, që një mysliman i mirë e bënë gjithmonë. “Nëse ke mundësi t’i ndihmosh njerëzve ndihmoju, sidomos atyre që kanë më shumë nevojë, ne nuk e kemi idenë sa mirë mund t’i bëjmë ata të ndihen”, tha Mohammed. Ai beson se sikur çdo mysliman që pret të gjitha të mirat në shtëpi për festat e tyre, edhe këta persona kanë nevoja të tilla. E në pamundësi për ushqim e gjëra tjera, ai vendosi që me sado pak ti gëzoj ata, gjë që edhe e arriti ta bëjë.
https://www.youtube.com/watch?v=vG3K9Kb7X8A