Një fëmijë shtatëvjeçar këmbësor është lënduar rëndë gjatë goditjes nga një automjet dje rreth mesditës në rr. “Aleksandar Urdarevski” para Tregut të gjelbër në komunën e Butelit, i drejtuar nga një shofer tani për tani i panjohur, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme. Pas fatkeqësisë shoferi me automjetin e njëjtë e ka transferuar fëmijën deri te ambulanca në lagjen Butel pas ç’ka ka ikur nga vendi. Fëmija i lënduar me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në SPQ Shën Naumi i Ohrit. Ndërmerren masa për zbardhjet të tërësishme të rastit.