Në Qendrën mjekësore Kumanovë mbrëmë rreth orës 23:30 ishte sjellur B.A. (1998), shtetas i Republikës së Gjermanisë me prejardhje nga Presheva, Serbi, i cili ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kraharorit, ndërkaq i ka marrë gjatë një dasme në Likovë, kumtoi MPB. Pas daljes së ekipit të ekspertëve të SPB KUmanovë ishte konstatuar se në orën 22 e 45 minuta përderisa mysafirët kanë qenë të ulur në oborrin e Z.Sh. (1966) ku është zhvilluar festa familjare, 63-vjeçari A.SH. ka nxjerrë pistoletën 9mm të cilën e ka poseduar pa leje dhe ka shtënë disa plumba me ç’rast njëri ka përfunduar në krahësorin e djaloshit, kumtoi policia. B.A. është sjellë në gjendje kritike në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë ku ka vdekur. Pas autorizimeve të prokurorit publik themelor trupi është dorëzuar për obduksion. A.SH. është mbajtur në stacionin policor në Kumanovë për veprim të mëtutjeshëm.