Një delegacion i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), i drejtuar nga kryetari Muhamed Murtezi, realizoi sot një vizitë dhe takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari. Delegacioni i QMBI-së uroi ministrin Taravari për postin e marrë dhe i dëshiroi sukses në realizimin e reformave të paralajmëruara nga ministri, në drejtim të përmirësimit të gjendjes së palakmueshme në sferën e shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi me disa nga aktivitetet prioritare që ka paraparë e ndërmarrë për tejkalimin e kësaj situate dhe shprehi edhe njëherë gatishmërinë për të dëgjuar me vëmendje zërin e qytetarëve dhe të shoqërisë civile në këtë drejtim. Kryetari i QMBI-së, Murtezi, mes tjerash, njoftoi ministrin Taravari se QMBI në objektivat dhe fushëveprimin e vet ka edhe aktivitete të fushës shëndetësore. Gjatë takimit, të dyja palët u dakorduan për nevojën e një bashkëpunimi të ndërsjellë në drejtim të realizimit të ideve dhe projekteve me interes të përgjithshëm.