Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nesër në Srebrenicë do të marrë pjesë në komemoracionin dhe varrimin e viktimave të identifikuara nga Potoçari në vitin 1995. Delegacionin do ta udhëheqë deputeti Zeqir Ramçilloviq, ndërsa në përbërje të tij janë edhe deputetët Rexhail Ismaili dhe Ilija Nikollovski, i cili do t’i nderojë dhe do të vendosë lule të freskëta në Gurin memorial.