Një banor i fshatit Kozhle, rajoni i Shkupit, i cili llogaritej i zhdukur, është gjetur i vdekur i kafshuar nga kafshë të egra. Trupi i J.S. (1956) është gjetur në livadhe nga ana e vëllait të tij, i cili rastin dje në orën 12:26 e ka paraqitur në polici në Petrovec. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit do të kryhet autopsi.