Omer XHAFERI
Shkup, 21 shkurt – Numri i të burgosurve femra po rritet nga viti në vit. Sipas informatave të fundit, për momentin në burgun e Idrizovës ka 89 femra të burgosura, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 97 femra, shkruan gazeta KOHA. Më shumë femra të burgosura, sipas të dhënave kriminale, ka pasur në vitin 2014, kur është shënuar rekord – 100 të dënuara, ndërsa reparti i femrave ka qenë më i zbrazur në vitin 2013 kur janë evidentuar vetëm 62 femra. Sipas të dhënave nga viti i kaluar, shumica e të dënuarve janë të moshës prej 40 vjet, ose gjithsej 37 nga numri i përgjithshëm, ndërsa më pak janë të moshës mbi 50 vjeç, numri i të cilëve në burg gjithsej është 16. Në mesin e të të dënuarave, 10 janë me shtetësi të huaj, nga Bosnja dhe Hercegovina ka një, nga Shqipëria dy, një me shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe maqedonase, nga një nga Polonia, Serbia dhe nga Gjermania, dhe tre nga Bullgaria. Më shumë të dënuara – 69, vuajnë dënimin me burg deri në pesë vjet. Deri në 10 vjet me burg janë dënuar 18 femra, ndërsa me më shumë se dhjetë burg janë dënuar dhjetë prej tyre. Zakonisht bëhet fjalë për femra të cilat janë kthyer në burg. Numri i tyre është 42. “Me mbingarkesën pengohet funksionimi normal i burgut dhe shkelet mbi dinjitetin njerëzor”, qëndron në raportin e Avokatit të Popullit, transmeton KOHA. Gjëja më e keqe për ata është se në burgun e grave mungon kujdesi shëndetësor adekuat. Të dënuarat e vendosura në këtë objekt asnjëherë nuk kanë siguruar ekzaminime gjinekologjike, dhe institucioni nuk ka të punësuar mjek-gjinekolog, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit. Përveç asaj që nuk kanë kujdes shëndetësor adekuat, të dënuarat nuk kanë as kushte minimale për higjienë, sepse ka vetëm një banjo ku ata mund të kujdesen për higjienën personale.
LLOJET E KRIMEVE DHE NUMRI I TË DËNUARAVE
- Vjedhje të rënda: 17 të dënuara
- Për prodhim dhe tregti me drogë: 13
- Mashtrim: 10
- Për keqtrajtim të të miturve: 9
- Vrasje: 9
- Grabitje: 8
- Trafikimi i Personave të mitur: 7
- Vjedhje: 4
- Shoqatë kriminale: 3
- Braktisje të fëmijëve: 2
- Mundësi për përdorimin e drogës: 2
- Evazioni tatimor: 2
- Larje parash dhe të ardhura tjera nga krimet: 2
- Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim: 2
- Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit: 1
- Mundësia e kryerjes së akteve seksuale: 1
- Lëndime trupore: 1
- Falsifikim të parave: 1
- Nxitje të rrezikut të përgjithshëm: 1
- Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve: 1
- Përvetësim në funksion: 1
NIVELI I ARSIMIT DHE NUMRI I TË DËNUARAVE
- Arsim i lartë: 11
- Arsim i mesëm: 1
- Arsim i mesëm: 43
- Arsim i ulët: 15
- Të mbaruar klasën e shtatë: 2
- Të mbaruar klasën e pestë: 1
- Të mbaruar klasën e katërt: 3
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.