Andres Escobar ishte qendërmbrojtësi i Altetico Nacional dhe Kolumbisë, dhe vetëm pak ditë më parë do të kishte festuar 50-vjetorin e tij të lindjes. Një futbollist me 51 ndeshje me përfaqësëuesen e Kolumbisë dhe plot 222 aktivizime me klubin, i konsideruar një futbollit i kompletuar, mbrojtësi kishte marrë një ofertë nga AC Milan, para Kupës së Botës 1994. Por, futbollisti kolumbian humbi jetën menjëherë pas botërorit, i qëlluar për vdekje në vendlindjen e tij, Medelin të Kolumbisë. Me teori në lidhje me vdekjen e tij makabër që shkojnë nga teori që e lidhin me si hakmarrje të katelet e dorgës dhe basteve, te zënkat për femra në një klub nate.
Escobar debutoi në nivelet profesionale me klube në vitin 1986, kur ishte vetëm 19 vjeç, duke luajtur 3 ndeshje atë sezon. Pasi debutoi në nivel të ekipit të parë, ai ishte më pas titullar për dy sezonet pasuese. Më pas, në vitin 1989 ai fitoi trofeun e tij të parë pasi Nacional fitoi Copa Libertadores, duke mundur Olimpia 5-4 pas gjuajtjeve të penalltive, në vijim të barazimit 2-2 në finale. I njohur edhe me epitetin ‘Gentleman i Futbollit’ Escobar u transferua te Young Boys në Zvicër, por për tu rikthyer shumë shpejt te Nacional, kun ë 1991 ai fitoi titullin kampion. Një titullar i përhershëm për ekipin, Escobar ishte shndërruar në një yll të futbollit kolumbian dhe me Kupën e Botës 1994 gati për të startuar, AC Milan i ofroi një kontratë të cilën ai e pranoi dhe ishte shumë entuziast për aventurën e re në Itali pas Kupës së Botës.
Kolumbia e nisi turneun më të rëndësishëm futbollistik, që në 94 zhvillohej në Amerikë, si një prej favoriteve kryesore, më shumë për shkak të fitores 5-0 që kishte arritur gjatë fazës kualifikuese ndaj Argjentinës. Me Carlos Valderrama dhe Faustino Asprilla është mëse e kuptueshme pse Kolumbia renditej mes kandidateve potenciale për të fituar trofeun. Por në të vërtetë, pa dijeninë e shumë personave, ekipi po vuante. Valderrama ishte ende në rekuperim nga dëmtimi. Asprilla ishte i sfilitur pas një sezoni të gjatë me Parmën, mbrojtësi Chonto Herrera ishte ende drejt riaftësimit psikologjik pas vdekjes tragjike të vëllait të tij në një aksident automobilistik, ndërkohë që nuk ishte Rene Higuita, i cili vuante dënimin në burg për pengmarrje. Në ato kushte, kalimi i grupit do të kishte qenë një arritje, ndonëse një komb i tërë kishte pritshmëri.
Ndeshja e tyre e parë, ndaj Rumanisë përfundoi si mos më keq, pasi u mundën me rezultatin 3-1. Ekipi mori kërcënime me vdekje, duke kërkuar konkretisht që Barrabas Gomez të lihej jashtë ekipit. Gomez u largua nga ekipi, por kërcënimi mbetej ende në mendjet e futbollistëve. Më pas mbërriti përballja fatale ndaj SHBA, më sakatë, ajo minutë e 35’, kur John Harkes që krosoi një top nga e majta, në kërkim të Ernie Stewart. Escobar u zgjat që të largojë topin, por në mënyrë të pavullnetshme e devijoi atë drejt rrjetës së portës së tij, për të kaluar SHBA në avantazh ndaj Kolumbisë me rezultaitn 1-0. Stewart shënoi më pas edhe golin e dytë, përpara se Kolumbia të realizonte golin e ngushëllimit për një rezultat final në shifrat 2-1. Fitorja e Kolumbisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, me rezultatin 2-0 ndaj Zvicrës nuk mjaftoi që të kalonin në fazën tjetër, duke i dhënë kështu lamtumirën Botërorit.
I gjithë ekipi, por më në veçanti autori i atij autogoli, Escobar kishin të gjitha mundësitë që të qëndronte në Amerikë, të paktën për pak kohë, deri sa gjërat të qetësoheshin në Kolumbi, por futbollisti vendosi të kthehej në shtëpi, pasi përtej gjithçkaje mendonte dhe ndjente se ishin ende të dashur dhe heronj në vendin e tyre, më së shumti në Medellin. Por, 6 ditë më vonë, në një bar në Medellin, Andres Escobar u qëllua për vdekje. Të shumta ishin teoritë për mënyrën dhe motivet pse u vra Escobar atë mbrëmje. Shumë besojnë se Cali dhe Medellin kartele droge kishin vënë në baste shuma të mëdha parash për ecurinë e Kolumbisë në Kupën e Botës dhe ai autogol shkaktoi veç zhgënjimit edhe një humbje të madhe parash, por gjithsesi disa mendojnë se ishte një mosmarrëveshje me dy burra, kur Escobar i ishte afruar një vajze në një klub nate. Të tjerë dëshmojnë se pronarët e klubit të natës kishin bërtitur vazhdimisht “autogol, autogol” dhe kur Escobar ishte larguar nga klubi, ai ishte kontestuar sërish e më pas ishte qëlluar. Çfarëdo të ketë ndodhur atë natë, një gjë është e sigurtë, nëse Escobar nuk do të kishte shënuar atë autogol, ai me siguri do të ishte ende gjallë sot e madje do të kishte festuar 50-vjetorin e tij të lindjes. Është vështirë të besosh se futbolli, një sport, mund të çojë drejt vdekjes një futbollist në kulmin e rinisë. Por kjo ishte Kolumbia dhe në veçanti Medellin në vitet 90, me vrasjet që përfaqësonin motivin numër 1 të vdekjeve. Andres Escobar mbahet mend për autogolin e realizuar në Kupën e Botës 1994, që më pas çoi në vrasjen e tij tragjike. Por le ta kujtojmë atë edhe si një qendërmbrojtës të kompletuar, i cili ishte i qetë me topin, fantastik në ajër dhe kishte një tempizëm perfekt në ndërhyrje. Escobar ishte një futbollist ekstremisht i talentuar me botën në këmbët e tij, me jetën që iu pre në mes për shkak të një gabimi sportive. Andres Escobar, i mungon ende botës.