Policia gjermane bën të ditur se sot një afgan (19 vjeçar) ka djegur veten në një supermarket në Gaimersheim në Bavari dhe ka marrë lëndime të rënda, raporton AP. Siç thuhet, i riu është lyer me benzinë që e kishte blerë para incidentit në një pompë në afërsi e edhe pse të pranishmit shpejt e kanë fikur zjarrin, ai ka marrë lëndime serioze. Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të bëjë një veprim të tillë.