Berlin, 16 dhjetor – Një fëmijë, 12 vjeç, me nënshtetësi gjermane dhe irakiane u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman, Ludvigshafen, ku ai ka lindur, deklaroi sot prokurori i shtetit. “Kjo kuptohet, është lajm i cili të gjithëve na shokoi”, deklaroi Shtefan Zajbert, zëdhënës i Qeverisë. Ai shtoi se nuk do ta komentojë rastin derisa nuk përfundon hetimi i prokurorëve. Fokus duke i cituar informacionet nga autoritetet gjyqësore dhe të sigurisë, raportoi sot se djali kishte pikëpamje radikale fetare. Më 26 nëntor ai ka lënë një çantë shpine në treg që kishte brenda një bombë që nuk ka shpërthyer sepse është hequr detonatori. Policia e ka arrestuar fëmijën i cili tani është në institucion korrektues.