Shkup, 28 qershor – Shkarkimet nëpër institucionet e kulturës kanë nisur prej gati një jave, edhe pse rezultatet e revizionit akoma nuk janë përfundimtare, shkruan gazeta KOHA. Kjo ka qenë një prej masave të para që ka marrë Ministria e Kulturës për të ndryshuar situatën katostrofike, në të cilat gjendeshin shumë prej institucioneve në varësi të saj. Një prej tyre është Muzeu i Maqedonisë, në të cilin prej më shumë se tre muajsh nuk janë sanuar dëmet dhe nuk ishte marrë asnjë masë nga ish drejtori për disa pavijone ku rrezikoheshin jo vetëm koleksionet, por edhe njerëzit. Gordan Georgiev, ish drejtor i këtij institucioni deri në vitin 2006, është rizgjedhur sërish në këtë post, si ushtrues detyre. Sipas tij, neglizhenca në mirëmbajtjen e këtij institucioni gjatë këtyre 11 viteve ka qenë e qëllimshme. Georgiev ka formuar dy grupe pune, të cilat kanë nisur me sanimin e dëmeve në objekt, por edhe në koleksionet, si ato etnologjike… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)