Xhamia e “Sulltan Muratit” në Shkup, gjatë dy viteve të ardhshme do t’i nënshtrohet një restaurimi. Projekti për rinovimin e kësaj faltore historike do të realizohet nga shoqata shtetërore turke “TIKA”, me kërkesë të Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Maqedonisë. Informacionet paraprake thonë se objekti aktual do të pësoj ndryshime ne pjesën kulmit, e cila është më e dëmtuar. Në te ardhmen, kjo xhami parashihet të jetë me kupolë.