Shkup, 13 korrik – Nisma për hartimin e një Ligji të ri të arsimit të lartë në Maqedoni, ka hyrë tanimë në fazën zyrtare, konkretisht atë të diskutimeve mes përfaqësuesve të Ministrisë të Arsimit dhe palëve të interesit, shkruan gazeta KOHA. Të enjten, ministria Renata Deskoska kishte thirrur në takim gjithëpërfshirës përfaqësues të universiteteve, sindikatës, Plenumit të profesorëve dhe Plenumit të studentëve, me qëllim të hapjes së një diskutimi inkluziv, sikurse u shpreh ministria. Grupi i punës, i formuar me këtë rast, sipas ministres do të diskutojnë nevojën e ndryshimit të Ligjit për arsim të lartë, caktimin e sferave prioritare si dhe caktimin e drejtimit kah do të lëviz arsimi i lartë në Maqedoni. Meqë Ligji aktual është konfuz, për shkak të intervenimeve të shumta, Deskovska, deklaron se nuk do të ketë më ndryshime dhe plotësime, por nxjerrje të një Ligji krejtësisht të ri. E, që ai ligj të jetë cilësor, në hartimin e tij duhet të marrin pjesë të gjitha palët. “Gjithpërfshirja në debat mendojmë se do të na… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)