Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Emil Dimitriev dërgoi letër ngushëllimi deri te kryeministri i Federatës Ruse, Dmitrij Medvedev me rastin e sulmit të djeshëm në Shën Petërburg.
“Lajmi për aktin e tmerrshëm terrorist, i cili ndodhi në Shën Petërburg më shqetësoi dhe pikëlloi. Në emër të Qeverisë së Maqedonisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, Ju lus pranoni shprehjet e ngushëllimeve më të thella dhe transmetoni deri te familjet e viktimave dhe deri te qytetarët rusë. Kërcënimet terroriste nuk mund dhe nuk do ta ndryshojnë mënyrën e lirë të jetës pa frikë”, shkruan Dimitriev në telegram. Në të kryeministri i Maqedonisë shton se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të jetë partner i tërë bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizimit, ku, siç thekson, nevojitet përgjigje e përbashkët, e koordinuar dhe vendimtare.