Hong Kong-u është qyteti i kontrasteve: i teknologjisë së re dhe traditave të vjetra, i ndërtesave të larta dhe i fshatrave mahnitëse, një hibrid ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Flamuri i këtij territori mban një lule, e kaluara e së cilës dhe e ardhmja janë po aq të komplikuara. Flamuri i Hong Kong-ut përmban një lule me 5 petale të bardha në një sfond të kuq. Kjo lule u bë emblema e Hong Kongu-ut kur territori iu dorëzua Kinës në vitin 1997. Por origjina e vërtetë e kësaj bime misterioze u shpall vetëm vitet e fundit. Ajo është tani subjekt i projektit të mbrojtjes së komuniteteve për ta shpëtuar atë nga modifikimet. Lula në fjalë është një bimë e veçantë e njohur si pema e orkides në Hong Kong. Është e lindur në ishullin e Hong Kongut. Pavarësisht emrit të saj, nuk është një orkide, por më tepër një pemë e familjes që përfshin fasulet dhe bizelet. Megjithatë, përmasat e lules 15 cm të kujtojnë lulen e orkides. Pema e parë orkide në Hong Kong-ut u zbulua në 1880 nga Jean Marie Delavay, një misionar katolik francez që lëvizte fshatrave. Pranë një ndërtese të rrënuar, ai gjeti një pemë të vetmuar me lulet e mrekullueshme të purpurta dhe këputi një degë. Ai mendoi se ajo ishte mahnitëse, shumë e bukur dhe krejt ndryshe nga të gjitha ato që kishte parë më parë dhe kështu e këputi dhe e mori me vete në senatoriumin e tij, “ tha shkencëtari Rob Davidson i gazetës “Gigascience”. Sanatoriumet ishin popullorë në kohërat koloniale si vende të rikuperimit dhe shërimit për misionarët që kishin marrë sëmundje tropikale gjatë udhëtimeve të tyre. Besohet se të gjitha pemët orkide të Hong Kong-ut të gjalla sot janë pasardhëse të asaj bime të vetme. Pema orkide e Hong Kong-ut është zgjedhur si emblemë e Hong Kong-ut sepse ajo përfaqëson takimin e së vjetrës me të renë.