Kumanova sot kremtoi 11 Nëntorin -Ditën e çlirimit të qytetit. Me rastin e kësaj dite u ndanë edhe çmimet tradicionale të nëntorit personave fizik dhe juridik për rezultate të arritura në lëmi të ndryshme. Sivjet Çmimin e Nëntorit të qytetit të Kumanovës në fushën e gazetarisë dhe publicistikës e fitoi kolegu ynë, korrespondenti i TVM2 nga Kumanova, Nexhat Aqifi, për punën e tij shumëvjeçare si gazetar. Për dekada me radhë, Nexhat Aqifi me sukses i ka informuar opinionin e gjerë televiziv për të gjitha ngjarjet dhe aktualitetet nga qyteti.