Nesër Rekomandimi i tetë dhe i dyti me kusht

Bruksel, 8 nëntor – Komisioni Evropian nesër do t’i publikojë raportet më të reja të progresit për vendet-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit, me ç’rast Republika e Maqedonisë, si dhe shtatë herë më parë e pret rekomandimin e ri për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, rekomandimi i tetë i Eurokomisionit  për fillimin e bisedimeve inkuadruese të Maqedonisë me BE-në, kësaj here, si dhe vitin e kaluar, do të jetë i kushtëzuar, me atë që do të konfirmohet nëse zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike të parakohshme parlamentare në vend më 11 dhjetor, që do të pranohen si kredibile nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. “Komisioni i jep rekomandim Maqedonisë, por të kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe me implementimin e reformave urgjente. Kjo çështje sërish do ta hapet pas zgjedhjeve në prill të vitit 2016”, publikoi në konferencën e vjetshme për shtyp në Bruksel, komisari për negociata për zgjerim Johanes Han. Kësaj radhe, sipas pritjeve, përgatitet tekst identik në lidhje me rekomandimin e tetë të KE-së për Këshillin Evropian në lidhje me Maqedoninë, vend-kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, vetëm që kësaj radhe kushti është “zgjedhje parlamentare kredibile dhe të pranuara më 11 dhjetor të vitit 2016”, të cilat pritet t’i japin fund krizës dyvjeçare politike. Ajo që çudit është fshehtësia e raporteve për vendet e procesit të zgjerimit, përmbajtja e së cilës, përfshirë edhe qeveritë e vetë vendeve, opinioni do t’i mësojë madje nesër herët në mëngjes, që nuk ka qenë rast asnjëherë deri më tani. Gjoja, raportet janë shtypura me vulë dhe mund t’i hapë vetëm eurokomisari Johanes Han, i cili nesër do t’i prezantojë para Kolexhit të komisarëve të Eurokomisionit, e pastaj rreth orës 11:00 edhe zyrtarisht do t’i prezantojë para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). Konferenca zyrtare për shtyp e Hanit në KE, pritet të mbahet nesër në ora 13:00