Shkup, 27 shkurt – Për herë të parë në Maqedoni prezantohet një sistem pagese dhe një monedhë alternative me të cilën mund të arrini fitime të konsiderueshme. Nën organizim të kompanisë “Avalon Life”, mbahet prezantimi profesional për monedhën më të madhe botërore kriptografike Bitcoin. Prezantimi do të mbahet të martën me datë 28 shkurt në hotelin Park&Spa, me ç’rast ekspertë gjermanë të kompanisë “Avalon Life” do të sqarojnë në mënyrë profesionale se si monedha Bitcoin funksionon dhe si përdoret. “Avalon Life” thotë se qëllimi i këtij prezantimi është “të përshkruhet një mënyrë e re e suksesit e cila do t’ju ofronte mundësinë të gjithëve për përfitime dhe një ardhmëri më të mirë dhe më të suksesshme. “Sistemi Bitcoin funksionon në botën virtual, ku është ardhmëria. Sistemi dhe monedha kriptografike nuk njeh kurrfarë barrierash apo dyer të mbyllura të suksesit. Monedha Bitcoin është pronësi e çdo njeriu, i cili e zoton dhe njeh botën e internetit dhe i cili do të mundohet të kyçet në sistemet bashkëkohore të biznesit objektiv”, thuhet në njoftimin e “Avalon Life”.