Liderja e partisë së djathtë franceze, Fronti Nacional, Marine Le Pen, ka bërë thirrje të enjten që ti jepet fund arsimit falas për të huajt. Megjithatë, ajo nga Parisi porositi se “nuk ka asgjë kundër të huajve”. “Por dua ti porosis: nëse vini në tokën tonë, mos prisni që ne të kujdesemi për ju, që fëmijët tuaj të arsimohen pa asnjë kompensim. Nuk ka më kohë për lojë”, tha Le Pen, deklaratën e së cilës e transmetoi BBC. Djathtistja radikale Le Pen, është kandidate për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Besohet se ndër kandidatët kryesorë për të marrë postin e presidentit janë e djathta dhe e djathta ekstreme, respektivisht Francois Fillon dhe Le Pen.