Shkup, 12 janar – Me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të fatkeqësisë me helikopter në të cilën tragjikisht humbën jetën 11 pjesëtarë të Brigadës së aviacionit (BA) të ARM-së, sot do të vendosen lule në përmendoren para Komandës së BA-së në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe në vendin e fatkeqësisë në Bllacë të Katllanovës. Respekt të vdekurve do t’u shprehin delegacionet e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së, Komanda e bashkuar operative, BA, si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre. Në shënimin e përvjetorit nga fatkeqësia e pjesëtarëve të BA-së, në vendin e fatkeqësisë me helikopter në Bllacë të Katllanovës, lule do të venpos ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.