Nëntë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsejt 11 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër prej tyre është shkaktuar dëm material.
Policia rrugore dje sanksionoi 78 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 14 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, ose pa të. Janë hasur edhe 80 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçm janë mënjanuar 63 automjete.