El Loco Abreu ka nënshkruar për Bangu, skuadrën në Brazil, i cili është klubi i 23-të në karrierën e tij. Ky numër është rekord më vete dhe e vendos futbollistin tashmë 40-vjeçar të dytin, pas gjermanit Lutz Pfannenstiel, i cili e bëri këtë gjë në 25 vende dhe 5 kontinente. Sebastian Abreu, për të cilin Luis Suarez thotë se “është babai im në futboll”, hodhi një hap të ri prej legjende, duke nënshkruar për Bangu, skuadër e divizionit të katërt në Brazil. Me nofkën “Crazy”, sulmuesi uruguajan ka nënshkruar 29 kontrata që nga viti debutues në futboll, 1994, me ekipin e parë, Defensor Sporting, në vendin e tij, edhe pse shuma totale e transfertave (9.4 milionë euro) është relativisht modeste.
Pesë milionë euro të paguara për nënshkrimin e tij nga Deportivo Coruna për San Lorenzo, në vitin 1996, ishte shuma më e lartë. Në gjashtë “stacionet” e tjera të njëpasnjëshme ( Gremio, Tecos, San Lorenzo, Nacional, Cruz Azul dhe América) nuk ka më rekord në këtë aspekt, që mund ta marrin në konsideratë. Nëse është e pamundur për të arritur 25 klube në karrierë, sa regjistroi portieri Pfannenstiel, sipërmarrje e komplikuar mbetet edhe arritja e 13 vendeve, në të cilat luajti gjermani, në pesë kontinente. Abreu, i cili ka luajtur në Amerikë dhe Europë, e ka shpërndarë karrierën e tij në 10 vende të ndryshme. Uruguaji, Argjentina, Spanja, Brazili, Meksika, Izraeli, Greqia, Ekuadori, Paraguaji dhe El Salvadori kanë qenë dhjetë vendet, që e kanë parë në veprim “Loco” Abreu.