Reperi Jay Z në albumin e tij të ri 4:44 ka zbuluar se nëna e tij është lezbike. Superylli bëri zbulimin për Gloria Carter në vargjet e këngës Smile. “Nëna kishte katër fëmijë, por është lezbike/duhej të shtirej për kaq kohë që është një lezbike”, thuhet në tekstin e këngës. Jay Z ka qenë i hapur për mungesën e pranisë së babait që ka bërë reperin të ketë një rini të trazuar në Bruklin.