Bruksel, 7 dhjetor – Propozimi im kur isha eurokomisar për zgjerim, për negociata paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe negociata me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk është harruar, tha sot Shtefan Fyle, paraardhësi i Johanes Han në Komisionin Evropian në debatin “Ballkani: Rritja e marrëdhënieve në rrugën drejt BE-së” në organizim të “Miqtë e Evropës” në Bruksel, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane. Sipas Files, i cili për momentin është Përfaqësues i posaçëm i OSBE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor, kur ai e ka dhënë këtë propozim si komisar për zgjerim në vitin 2012, nuk ka marrë mbështetje të Këshillit Evropian nga disa vende anëtare. “Ky propozim nuk është harruar dhe hequr anash. Thjesht, atëherë nuk mora mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për atë të a.q rrugë të dyfishtë të negociatave. Por, e kuptova se ai është në xhepin e prapmë të politikanëve dhe shpresoj se kur do të jetë situata e mirë në terrenin në vend, kjo është mënyrë si të qasen në këtë çështje”, komentoi File. Politikani çek, gjithashtu në debatin e sotëm foli për procesin e zgjerimit të Unionit, i cili, sipas tij, nuk është kompaktibil me paparashikueshmërinë. File theksoi se zgjerimi nuk është në auto-pilot, si dhe se kanë përgjegjësi edhe vendet anëtare të cilat nuk e vlerësojnë shumë këtë proces.