Policia turke në disa aksione të ndara ka arrestuar 412 ekstremistë të dyshuar kurd, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Aksionet janë zbatuar mbrëmë vonë në 21 provinca turke. Ministria në kumtesë thekson se javën e kaluar në operacionet në 13 provinca janë arrestuar 131 persona, për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë pjesëtarë të Shtetit Islamik, transmetuan mediat amerikane. Operacionet e policisë pasojnë një ditë pasi Partia Punëtore Kurde (PKK), e cila është e ndaluar në Turqi, e ndërmori përgjegjësinë për sulmin ndaj stacionit policor në Dijarbekir, në juglindje të vendit.