Tre skuadrat nga Tetova Shkëndija, Renova dhe Teteksi, në sezonin pranveror do të mund të luajnë edhe nën reflektorë. Të enjten në stadiumin e qytetit është testuar komplet sistemi për ndriçim, investim ky nga Federata Futbollistike e Maqedonisë, në pajtueshmëri me hat-trik programin e UEFA. Reflektorët, të cilat u instaluan prej më herët, me sukses “e kaluan” testin, kështu që tre klubet që luajnë në këtë stadium, nga sezoni pranveror do të mund të luajnë edhe në terminin e natës.