Ambasada e parë për fëmijë në botë Megjashi në periudhën nga nëntori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017 ka realizuar 44 kontakte me informatorë për gjithsej 50 fëmijë, viktima potencialë të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, nga të cilët 27 raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve gjatë procedurave të shkurorëzimeve dhe dhjetë raste të dhunës në familje, tregon raporti gjashtë mujor për punën e SOS linjës telefonike.
Raportin e prezantoi Jana Zengovska, psikologe dhe koordinuese e SOS telefonit 0800 1 2222, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 17 majit – Ditës ndërkombëtare të SOS linjave për ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve në botë. Theksoi se shqetëson marrëdhënia e prindërve dhe qëndrimi i tyre për prezantimin dhe mbrojtjen e cilës do formë të shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësisë së tyre për mbrojtje të fëmijëve të tyre.
Kryetari i Megjashi, Dragi Zmijanac, tha se është shqetësuese ajo që pas 24 vitesh punë të SOS telefonit nuk ka përmirësim të gjendjes me respektimin e të drejtave të fëmijëve në praktikë dhe jemi dëshmitarë të asaj kur fëmija dhe autori i veprës janë në rrugë, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë vepruar në pajtim me protokollet për mbrojtjen e fëmijëve. SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj 0800 1 2222 ekziston 24 vjet dhe deri më tani janë regjistruar 20.581 thirrje.